Deputetë të Parlamentit Evropian letër Serbisë për të drejtat e shqiptarëve

  • E. /
  • 01 June 2024 - 15:58
Deputetë të Parlamentit Evropian letër Serbisë për të drejtat e shqiptarëve

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar të premten një letër që disa eurodeputetë të Parlamentit Evropianë ua kanë nisur drejtuesve të Qeverisë së Serbisë rreth mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kamberi ka shkruar se kjo letër zyrtare është nënshkruar nga eurodeputetja Viola von Cramon, Reiner Ëieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten dhe përmes saj kanë kërkuar që Qeveria e Serbisë të respektojë dhe implementojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara që nga Marrëveshja e Konçulit e nënshkruar në vitin 2001.

Kamberi ka falendëruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi për përkrhajen në lobimin për të drejtat e shqitparëve.

(Kosova Sot Online)