Grupi i parë i myslimanëve nga Kosova nisen për në Haxh

  • A.P /
  • 02 June 2024 - 11:50
Grupi i parë i myslimanëve nga Kosova nisen për në Haxh

Grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Kosova janë nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në përcjellje të tyre kishin dalë familjarë të shumtë, të cilët u uruan haxh dhe ibadete të pranuara.

Në këtë grup udhëtuan 215 besimtarë nga Rahoveci, Kamenica, Skenderaj, Drenasi, Peja, Klina, Deçani, Malisheva dhe Istogu.

Sipas udhëheqësve të Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, sot parashihet që të udhëtojë edhe grupi i dytë, ndërsa grupet e tjera do të udhëtojnë të hënën.

Këtë vit nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë 1576 besimtarë, teksa më i riu prej tyre është një 13-vjeçar.

(Kosova Sot Online)