
Tentim vetëvrasje në këtë vend të Kosovës

Një person i moshës 34 vjeçare dyshohet se ka tentuar të bëjë vetëvrasje në Gjakovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 10:10 kemi pranuar informatë se një person mashkull i lindur në vitin 1990 është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Përgjithshme në Gjakovë për trajtim mjekësor (dyshohet për shkakë të plagës së shkaktuar nga armë zjarri). Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Aktualisht, në konsultim me prokurorin e shtetit, veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në drejtim të veprës “vetvrasje në tentativë".
(Kosova Sot Online)