Osmani: Belizeja ka qenë mbështetëse e pareshtur e Kosovës

  • A.P /
  • 02 June 2024 - 17:00
Osmani: Belizeja ka qenë mbështetëse e pareshtur e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Johnny Briceño, kryeministrin e Belizesë, shtetit në Amerikën Qendrore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani tregoi se me të ka folur për thellimin e bashkëpunimin ndërshtetëror. Për këtë shtet, presidentja tha se “ka qenë gjithnjë mbështetëse e pareshtur e Kosovës”.

“Me Kryeministrin e Belizesë, Johnny Briceño, diskutuam mundësitë e shumta për ta thelluar bashkëpunimin në mes të shteteve tona”, shkroi Osmani në Facebook.

“Belizeja ka qenë gjithnjë mbështetëse e pareshtur e Kosovës, prandaj rikonfirmova përkushtimin e Republikës sonë për t’i forcuar tutje raportet tona ndërshtetërore. “, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)