Ngjarjet më interesante të ditës së sotme

  • 03 June 2024 - 07:44
Ngjarjet më interesante të  ditës së sotme

Këto janë ngjarjet kryesore  që janë paralajmëruar:

09:00: Vazhdon procesi i gjykimit në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)

09:30: Në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryetarit të Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara dhe avokuesit për të drejtat e njeriut, Agim Vatovci, organizohet mbledhje komemorative. (Në sallën e Kuvendit të Komunës, Vushtrri)

10:00: Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskutim lidhur me procesin e verifikimit tё aplikacioneve të viktimave tё dhunёs seksuale gjatё luftёs. Të ftuar janë përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

10:00: Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban takim me Artur Lorkowskin, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Enegjisë, me seli në Vjenë. (Ndërtesa e Kuvendit, N204)

10:30: Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve për anëtarët e kuvendit komunal me performancën më të mirë në rolin përfaqësues, legjislativ dhe mbikëqyrës, në komunat: Gjilan, Prizren, Malishevë, Istog, Kllokot dhe Rahovec. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

12:00: Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) – Departamenti i Estradës mban konferencë për media. (Zyra e OHTK-së, Dardani)

18:00: Hapja zyrtare e Javës së Krenarisë. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës)

20:00: Mbahet gala-koncert në 25-vjetorin e çlirimit të Prishtinës “Kënga jonë-Për Ty Prishtinë” nën përkujdesjen e Komunës së Prishtinës. Këndojnë: Vesa Luma, Vullnet Sefaja, Yll Limani, Adelina Paloja, Albërie Hadërgjonaj, Alma Bektashi, Jehona Sopi, Jericho. (Sheshi “Skënderbeu” Prishtinë)

 (Kosova Sot Online )