BIK njofton se sot është nisur grupi i tretë drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin

  • E.k /
  • 03 June 2024 - 08:40
BIK njofton se sot është nisur grupi i tretë drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sot në mëngjes 351 besimtarë myslimanë janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin, përcjell “Kosova Sot Online”.

BIK thotë se të gjitha fluturimet janë duke shkuar sipas planit të paraparë.

“Sot, herët në mëngjes, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, 351 besimtarë nga Prishtina, Lipjani, Fushë Kosova dhe Obiliqi, janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin”, njofton BIK.

“Sipas udhëheqësve të Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, çdo gjë sa i përket fluturimeve është duke shkuar sipas planit të paraparë. Sot pritet që të udhëtojnë edhe grupet e tjera të besimtarëve, për të plotësuar kështu numrin prej 1576 besimtarë, që do ta kryejnë haxhin këtë vit nga Kosova”, vijon njoftimi.

(Kosova Sot Online)