
Mitrovicë: U gjet i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë, mjeku në spital konstaton vdekjen

Është raportuar se një person në Mitrovicë është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku është konstatuar vdekja e tij.
Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
“VDEKJE E DYSHIMTË – Mitrovicë 02.06.2024-19:38. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendë ngjarje kanë dalur njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”
(Kosova Sot Online)