Bajrami: KEK me kontratë të re një burimore, 16 herë negocim me kompaninë e njëjtë

  • E.k /
  • 03 June 2024 - 11:33
Bajrami: KEK me kontratë të re një burimore, 16 herë negocim me kompaninë e njëjtë

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik KEK’u ka nënshkruar kontratën e 16’të njëburimore me të njëjtën kompani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka shkruar se të premten me të njëjtën kompani është nënshkruar kontratë në vlerë prej 448 mijë e 251 euro, ndërsa kontrata tjetër që është publikuar sot është në vlerë prej 443 mijë e 638 euro.

Postimi i plotë:

Vazhdon korrupcioni me kontrata njëburimore

Sot, me 3 qershor, 2024 sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Korporta Energjetike e Kosovës ka nënshkruar kontratën e 16-të njëburimore/pa publikim të njoftimit për kontratë me të njëjtën kompani. Pra negocim direkt 16 herë me kompaninë e njëjtë.

Derisa të premten me po të njëjtën kompani është nënshkruar kontratë në vlerë 448, 251.13 Euro, sot kontrata tjetër që u publikua nga KRPP-ja është në vlerë prej 443.638,00. Dmth. për dy muaj (qershor-korrik) shërbime të sigurimit një kompani me kontratë njëburimore merr afër 900 mijë euro.

Ky është korrupcion serioz qeveritar.

Artane Rizvanolli dhe Albin Kurti duhet të deklarohen për këto kontrata.

(Kosova Sot Online)