Shpërthen bombola e gazit, 70 vjeçari nga fshati Manekaj përfundon në spital me djegie në trup

  • E.k /
  • 03 June 2024 - 14:16
Shpërthen bombola e gazit, 70 vjeçari nga fshati Manekaj përfundon në spital me djegie në trup

Një 70-vjeçar në Patos është paraqitur në spital, me shenja djegie në trup, përcjell “Kosova Sot Online”.

I moshuari dyshohet të jenë shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit, në banesën e tij.

Rasti është në hetime.

Patos/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në spitalin e Patosit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi F. M., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Manekaj, me djegie në trup, që dyshohet të jenë shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit, në banesën e tij.

Ky shtetas po transportohet në spitalin e Fierit, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

(Kosova Sot Online)