
Burri kosovar e bën 'llom' gruan pasi u vonua për tu kthyer në shtëpi

Raportohet se në Podujevë, një burrë ka përfunduar në Polici si i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rasti ka ndodhur në fshatin Brainë, ku një burrë 42-vjeçar, pas një konflikti verbal fillimisht ka eskaluar në dhunë psikike ndaj viktimës.
Për të mos mbaruar me kaq, ai edhe e ka rrahur brutalisht, duke e goditur me grushte e madje edhe me lopatë.
Si pasojë e dhunës së përjetuar, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që gjithë ngjarjen e ka rrëfyer në Polici.
Bazuar në dëshminë e saj, rasti ndodhi pasi ajo kishte shkuar për vizitë te disa familjarë dhe vonesa për t’u kthyer në shtëpi e ka revoltuar burrin e saj.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.
(Kosova Sot Online)