Arifi: Albin Kurti është rak i Kosovës prej themelimit të saj
Shqiprim Arifi ka komentuar procesin zgjedhor në Luginë dje ndërsa e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mbështetjen e Partisë pë Veprim Demokratik në Luginë, duke thënë se kjo parti “bashkëpunon me Serbinë”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Arifi tha se ai do të përzihet në procesin zgjedhor do mbahet në Kosovë.
“Albin Kurti është rak i Kosovës prej themelimit të saj dhe në zgjedhjet e ardhshme unë do jem kardiologu në operacionin ku do e largojë atë nga trupi i Kosovës”, tha Arifi.
“Ne kemi kërkuar zyrtarisht takime me Kurtin, ai nuk e ka pa të udhës me u taku me kryetarin e Preshevës”, tha ai.
Kryetari i Alternativës për Ndryshim tha se rezultati i zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë nuk do të jetë më i njëjtë si ai i vitit 2021.
(Kosova Sot Online)