
Kica: Shefja e VV e shndërroi Radojiçiqin nga një terrorist në 'zemlak'

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelli, ka theksuar se shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje e shndërroi Milan Radojiçiqin nga një terrorist në “zemlak” miqësor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Përmes një postimni në Facebook, ajo përmendi edhe deklaratën e Kurtit për Oliver Ivanoviqin.
“Sot, shefja e VV e shndërroi Milan Radojçiç nga një terrorist në një “Zemlak” miqësor. Kryeministri Kurti e ‘lau’ Oliver Ivanoviç duke e shndërruar nga një vrasës shqiptarësh në burrështetas të suksesshëm. Në krejt këtë valle patriotizmi të rrejshëm, vetëm një dilemë e kam. Si ka mundësi që kaq pafytyrësisht e vazhdoni vallen edhe pasi ju ka rënë perdja”, ka shkruar ajo.
(Kosova Sot Online)