
Gashi: Ali Ahmeti është fajtor që nuk arritëm ta kemi presidentin shqiptar në RMV

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka deklaruar se sfida më e madhe për qeverinë e re është votimi i ndryshimeve kushtetuese, sidomos për shkak të qëndrimit të partnerit të koalicionit VMRO-DPMNE, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gashi e pranon se përfshirja e Vetëvendosjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, e ka ndihmuar koalicionin VLEN të marrë numër të madh të votave.
Ai e bën BDI-në fajtore për moszgjedhjen e presidentit të parë shqiptar në këtë shtet, derisa thekson se përdorimi i plotë i gjuhës shqipe është po ashtu çështje që kërkon zgjidhje urgjente.
(Kosova Sot Online)