Biseda Kusari-Lila me Radoiçiqin, Klinaku: Të hetohet edhe Kryeministri Kurti për këtë

  • E.k /
  • 04 June 2024 - 10:39
Biseda Kusari-Lila me Radoiçiqin, Klinaku: Të hetohet edhe Kryeministri Kurti për këtë

Faton Klinaku, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas bisedës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radojiçiç, ka thënë se duhet të hetohet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Siç e kam thënë edhe më parë që së paku prokuroria duhet ta marrë në pyetje Mimozën e të shoh për ngritje të ndonjë aktakuze ndaj saj, por tash situata u qartësua dhe mendoj se prokuroria duhet që të ngrisë shpejt aktakuzën ndaj saj, e të hetohet edhe Kryeministri Kurti për këtë, duke pasur parasysh se ajo ka folur në emër të partisë në pushtet”, ka shkruar Klinaku.

(Kosova Sot Online)