Java e Krenarisë në Kosovë, ambasadori gjerman Rohde ka një mesazh special

  • 04 June 2024 - 12:16
Java e Krenarisë në Kosovë, ambasadori gjerman  Rohde ka një mesazh special

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermani është entuziaste që ka nisur Java e Krenarisë në Kosovë, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Gjermania është entuziaste që Java e Krenarisë në Kosovë më në fund ka nisur”, ka shkruar Rohde në “X”.

Ai ka thënë se të drejtat e komunitetit LGBTQI+ janë të drejta të njeriut dhe se ato nuk duhet të negociohen por të zbatohen. Rohde ka publikuar fotografi nga hapja zyrtare e Javës së Krenarisë, që u bë dje në ndërtesën e qeverisë.

(Kosova Sot Online )