
Drejtoresha e Zyrës së KiE-së në Kosovë: Martesa nuk është privilegj, është një e drejtë fundamentale

Është mbajtur konferenca “Rrugëtimi drejt gjithëpërfshirës”, që përfshiu prezantimin mbi Planin e ri Kombëtar të Veprimit për komunitetet LGBTIQ+, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në konferencën që u mbajt në kuadër të Javës së Krenarisë e pranishme ishte Drejtoreshë e Zyrës së Këshillit të Evropës, Mary Ann Hennessey.
“Të gjithë kanë të drejtë të jetojnë pa frikë, edhe anëtarët e LGBTI+ në Kosovë. Është puna jonë që të krijojmë një ambient dhe të garantojmë të drejta. Ky komunitet “luftojnë” në të gjithë botën, edhe në Evropë e Kosovës. Martesa nuk është privilegj por është një e drejtë fundamentale, pa marrë parasysh orientimin seksual”, tha Hennesy.
(Kosova Sot Online)