E rëndë në Tiranë, 47-vjeçari ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas, ajo kosumon fotoksinë

  • E.k /
  • 04 June 2024 - 14:12
E rëndë në Tiranë, 47-vjeçari ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas, ajo kosumon fotoksinë

Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personi në fjalë dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës.

Pas kësaj ngjarjeje, bashkëshortja ka konsumuar fotoksinë, ku ajo ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fotoksinë. Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve“, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)