Kurti: Mimoza Kusari nuk është në Vetëvendosje

  • A.P /
  • 04 June 2024 - 15:02
Kurti: Mimoza Kusari nuk është në Vetëvendosje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur edhe rreth incizimeve të publikuara ku dëgjohen duke folur Mimoza Kusari dhe Millan Radojiçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

A u pyet nga gazetaret se a do të marrë masa ndaj Kusarit.

“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me cdo kusht disa sekonda të një bisede që nuk e di si është marrë e ku është marrë, e si u prerë e nga kush u organizua.”

Ai tha se Kusari- Lila nuk është anëtare e VV’së dhe edhe po të ishte ka komisione për këto.

Kurti shtoi se VV nuk e ka kryetarin diktator.

“Unë jam kryetar i VV’së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV’së. Edhe po të ishte anëtare e VV’së, për këso gjërash ka komisione brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk e ka Vetëvendosje kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar dikush.”

(Kosova Sot Online)