Përgjigja tjetër e Kurtit për bisedën Kusari-Radojiçiq: Situatë e montuar

  • E.k /
  • 04 June 2024 - 15:17
Përgjigja tjetër e Kurtit për bisedën Kusari-Radojiçiq: Situatë e montuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar rreth publikimit të incizimeve ku shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila, me ndërmjetësim të Slavko Simiqit, dëgjohet duke folur me terroristin Millan Radojiçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se është “situatë e montuar”.

“Ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi dhe trynisa do duhej të ishte që në Kosovë të ketë aktakuzë dhe të arrestohet”, tha ai.

“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me cdo kusht disa sekonda të një bisede që nuk e di si është marrë e ku është marrë, e si u prerë e nga kush u organizua.”

“Unë jam kryetar i VV’së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV’së. Edhe po të ishte anëtare e VV’së, për këso gjërash ka komisione brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk e ka Vetëvendosje kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar dikush.”

(Kosova Sot Online)