Policia e Kosovës del me njoftim

  • A.P /
  • 04 June 2024 - 15:46
Policia e Kosovës del me njoftim

Policia në Gjilan ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për dëmtim të varrezave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Me datën 04.06.2024 njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operative dhe veprimeve të shpejta hetimore kanë arritur që të identifikojnë, lokalizojnë dhe arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar serb.”

Ai dyshohet se i ka dëmtuar disa varreza, gurë të varrezave dhe disa fotografi në gurë të varrezave në Korminjan të Ulët më 28 maj.

“Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme si i njëjti 28.05.2024 në fshatin Korminjan i Ulët ka dëmtuar disa varreza, gurë të varrezave dhe disa fotografi në gurë të varrezave. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës.”

Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale ‘’Dëmtim i varrezave’’, rast i cili është proceduar në prokurorinë themelore.

(Kosova Sot Online)