Dreshaj: Pagat e ulëta dhe kushtet e punës, kanë shtyrë shumë punonjës të ikin nga vendi

  • E.k /
  • 04 June 2024 - 15:54
Dreshaj: Pagat e ulëta dhe kushtet e punës, kanë shtyrë shumë punonjës të ikin nga vendi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se pagat e ulëta dhe kushtet e punës, kanë shtyrë shumë punonjës të ikin nga vendi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dreshaj tha se sot kosto e jetës në Kosovë është shumë më e lartë se para tre vjetësh, duke thënë se kjo qeveri nuk mori asnjë veprim.

Dreshaj ka shtuar se përkundër kostos së lartë të jetesës, qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap.

Tutje, Dreshaj shtoi se Kosovaka nevojë për një qeverisje të re.

Postimi i plotë:

Kjo qeveri jo vetëm që tradhtoi besimin qytetar me premtime te pa realizuara dhe me një mendësi totalitare ku përfitues janë rrethi i ngushtë i pushtetit, por e shuajti shpresën për të ardhmen e vendit.

Arsimi dhe Shëndetësia, dy shtyllat e mbijetesës nën okupim, në vend se të kishin gjjthë vëmendjen dhe përkushtimin politik dhe institucional të qeverisë, nga dita në ditë, po pësojnë dëme dhe shkatërrim.

Pagat e ulëta dhe kushtet e punës, kanë shtyrë shumë punonjës të ikin nga vendi. Përkundër që sot kosto e jetës në Kosovë është shumë më e lartë se para tre vjetësh, kjo qeveri nuk mori asnjë veprim.

Arsimtarëve nuk ju mjaftojnë rrogat për mbijetesë, punojnë punë shtesë, jashtë orarit, duke ulë përkushtimin.

Shendetësia, premtim i kësaj qeverie, vazdhon të vegjetojë me probleme të njëjta. Ende pa strategji, pa sigurime shendetësore, pa ligj për shendetësi, me lista te pritjes dhe mungesë të barnave nga lista esenciale. Kjo quhet keq-menaxhim, ose padituri.

Kur kësaj i shtohet goditja e sektorit sindikal nga ana e qeverisë, është e qartë që po synohet që të thehen dhe të nënshtrohen këta sektorë, e kësisoj edhe të qeveriset me populizëm e militantizëm ditor.

Prandaj Kosova ka nevojë për qeverisje të re!

(Kosova Sot Online)