E trishtë: Kjo është nëna kosovare dhe vajza e saj që humbën jetën në një aksident tragjik
Një aksident me fatalitet ndodhi në rrugën Dragash-Zhur, ku u përfshinë një kamion dhe një automjet i udhëtarëve me ç’rast humbën jetën dy persona: Nënë e bijë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
E ndjera Valentina Krasniqi 39 vjeç dhe e bija e saj Jeta Krasniqi 2 vjeç do të varrosen sot rreth orës 17:00.
Lajmin e kanë konfirmuar familjarët nga ana e bashkëshortit të të ndjerës.
“Ju njoftojmë se varrimi bëhet sot me datë 04.06.2024 (e martë) me namazin e ikindisë në varrezat e fshatit Buçe. Allahu i shpërbleftë me Xhenet”, thuhet në njoftimin mortor të familjes.
Personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik është Skender Seferi, rreth 37-vjeçar.
(Kosova Sot Online)