Kosovarit i vazhdohet masa e paraburgimit në Serbi

  • A.P /
  • 04 June 2024 - 16:50
Kosovarit i vazhdohet masa e paraburgimit në Serbi

 Sadik Durakut, i është vazhduar masa e paraburgimit në Serbi edhe për 30 ditë, ka thënë avokati i tij, 
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duraku i cili ka edhe shtetësi britanike është arrestuar më 17 prill të këtij viti në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë.

Sipas autoriteteve serbe, ai dyshohet se ka kryer veprën penale “krim lufte kundër popullatës civile”.

Autoritetet serbe dyshojnë se Duraku, “së bashku me persona të panjohur, gjatë vitit 1999, në zonën e komunës së Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrahur, fizikisht, ka ngacmuar mendërisht dhe ka grabitur popullatën civile”.

(Kosova Sot Online)