
Arrestohet 20-vjeçari në Gjilan, kjo është arsyeja

Policia në Gjilan ka njoftuar sot është arrestuar një 20 vjeçar që ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore me dënim burgimi prej 8 muajsh për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Me datën 04.06.2024 njësite policore nga Stacioni Policor Gjilan kanë arrestuar K.R. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar). Ai ishte i kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej tetë (8) muajsh për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.”
(Kosova Sot Online)