Detaje nga agjenda e vizitës së Melonit në Shqipëri

  • A.P /
  • 04 June 2024 - 22:40
Detaje nga agjenda e vizitës së Melonit në Shqipëri

Gjatë vizitës që do të zhvillojë ditën e nesërme në Shqipëri, Giorgia Meloni do të inspektojë nga afër ngritje e kampeve në Gjadër të Lezhës që do të presin 3 mijë refugjatë që vijnë nga Lindja e Mesme drejt Italisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Meloni do të mbërrijë në Gjadër në orën 11:15, ndërsa në orën 12:00 do të ketë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

“Ditën e nesërme (Datë 05 Maj), Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Shqipëri në zonën e Gjadërit, Lezhë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të vizitojnë zonën e Gjadërit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit në orën 11:15.

 Në orën 12:00 Rama-Meloni do të zhvillojnë konferencë për shtyp”, thuhet në njoftimin për shtyp të Kryeministrisë.

(Kosova Sot Online)