Kurti: Kompania turke 'Baykar' është adresë e duhur për armatim

  • A.P /
  • 04 June 2024 - 20:37
Kurti: Kompania turke 'Baykar' është adresë e duhur për armatim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kompania turke “Baykar”, është një adresë e duhur për armatim, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai nuk ka dhënë detaje se kur do të blejnë armatim nga kjo kompani e sa do të blejnë.

Kurti ka qenë në vizitë në Turqi, ku është takuar edhe me presidentin turk, Recep Taip Erdogan.

Deklaratën e Kurtit e ka shpërndau në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje që drejtohet nga Kurti.

(Kosova Sot Online)