E zbulon Haiziri: Nuk pritet të ketë zgjedhje tani

  • A.P /
  • 04 June 2024 - 23:00
E zbulon Haiziri: Nuk pritet të ketë zgjedhje tani

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se s’pritet të ketë zgjedhje tani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai thotë se sipas pozicionit të Kurtit, vera nuk është planifikuar për zgjedhje dhe opsion mbetet vjeshta.

Sipas tij, presidentja Osmani ka kompetenca kushtetuese për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe dakordimin me partitë politike.

“Zgjedhje në pranverë nuk do të ketë sipas propzimit të z.Krasniqi nga PDK. Vera nuk është e planifikuar sipas pozicionit të z.Kurti dhe mbetet vjeshta zgjedhore e cila mund të trajtohet në kornizën e rregullt zgjedhore dhe me një rol të Presidentes Osmani-Sadriu, e cila ka kompetenca kushtetuse për caktimin e datës apo dakordimit me partitë politike parlamentare”, thekson Haziri.

(Kosova Sot Online