![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Suharekë: Vdes një person, ra në kontakt me rrymën
![Suharekë: Vdes një person, ra në kontakt me rrymën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/03/auto_LAJMI_I_FUNDIT1712131428.jpg)
Një burrë ka vdekur dje në Suharekë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Trupi i pa jetë i tij është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është dërguar në emergjencën e Prizrenit pasi që i njëjti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)