Misioni i Francës në KiE i jep mbështetje Lajçakut “në kuadër të aplikimit për anëtarësim të Kosovës”
Franca i ka shprehur mbështetjen emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, për punën e tij në ndërmjetësimin në dialogun Kosovë-Serbi “në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës”, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Franca shpreh mbështetjen e saj për mandatin e përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Europës”, ka thënë misioni i Francës në Këshill të Europës përmes një postimi në X ku tregon edhe për një takim të mbajtur e ku pjesëmarrës ishte edhe Lajçak.
La France 🇫🇷 exprime son soutien au mandat du Rep. spécial de l'UE pour le dialogue Belgrade-Pristina @MiroslavLajcak pour la normalisation des relations 🇷🇸-🇽🇰 et la stabilité des Balkans occidentaux dans le contexte de la demande d'adhésion du #Kosovo au Conseil de l'Europe @coe pic.twitter.com/SvCCKOP6DW
— La France au Conseil de l'Europe 🇫🇷 🇪🇺 (@RepFranceCdE) June 5, 2024
(Kosova Sot Online)