
Osmani kërkon nga komunat kontribut më të madh për eleminimin e dhunës mbi baza gjinore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga komunat e Kosovës të japin kontribut më të madh për të eliminuar dhunën mbi baza gjinore, përcjell “Kosova Sot Online”.
Osmani ka përmendur nevojën e rritjes së numrit të zyrtarëve dhe trajnimin e tyre në qendra për punë sociale për trajtimin e viktimave të dhunës.
“Duhet të sigurohemi që secila komunë e Kosovës ta ketë strehimoren, e cila ka financim të qëndrueshëm. Kemi bërë thirrje si presidencë, që kjo të jetë me një linjë të veçantë buxhetore të Republikës së Kosovës, mirëpo në rast se ka pengesa ju lus që si komuna të jeni mbështetës në mënyrë që këto qendra, të mos mbesin pa shërbimet bazike të cilat kanë viktimat e dhunës me bazë gjinore”, ka thënë Osmani.
(Kosova Sot Online)