Dy të arrestuarit për spiunazh ndalohen për 48 orë, Prokuroria Speciale jep detaje

  • E.k /
  • 05 June 2024 - 15:01
Dy të arrestuarit për spiunazh ndalohen për 48 orë, Prokuroria Speciale jep detaje

Prokuroria Speciale ka dalë me njoftim për arrestimin e dy personave të dyshuar për spiunazh, përcjell “Kosova Sot Online”.

Prokuroria Speciale njofton se në bashkëpunim me Policinë dhe AKI’në kanë zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës ku kanë arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare të dyshuar për veprën penale “Spiunazhi”.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”

Prishtinë, 5 qershor 2024 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

(Kosova Sot Online)