Dogana e Kosovës del me njoftim

  • A.P /
  • 05 June 2024 - 16:20
Dogana e Kosovës del me njoftim

Dogana e Kosovës ka konfirmuar se njëri nga të arrestuarit për spiunazh sot në Ferizaj, me inicialet B.Sh, ka punuar në këtë institucion më herët, por se është nga pozita e tij para 20 vjetësh dhe se prej atëherë s’ka pasur asnjë lidhje me Doganën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Doganës, shkarkimi i tij kishte ardhur ardhur për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës së Kosovës, lidhur me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv.

“Që nga shkarkimi i tij, personi në fjalë nuk ka pasur asnjë lidhje me Doganën e Kosovës”, ka njoftuar Dogana.

“Dogana e Kosovës përgëzon autoritetet e Kosovës për zbatimin e ligjit për përpjekjet e tyre në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë. Ne punojmë ngushtë me të gjitha institucionet e sigurisë për të mbështetur sigurinë kombëtare, në përputhje me misionin tonë. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e standardeve më të larta të integritetit dhe transparencës në radhët tona”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj dy persona të cilët dyshohen për spiunazh dhe bashkëpunim me “BIA”-n e Serbisë. Sipas burimeve  bëhet fjalë për të dyshuarit B.SH. dhe M.Q.

Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.


(Kosova Sot Online)