
Takohen Osmani dhe Ulutas: Kosovën e mbrojmë dhe e mbajmë të sigurt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në Presidencë komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pa dhënë shumë detaje mbi diskutimin e tyre, Osmani tha se Kosova mbrohet dhe mbahet e sigurt bashkë me aleatët.
“Kosovën e mbrojmë dhe e mbajmë të sigurt bashkë me aleatë!”, ka shkruar Osmani.
(Kosova Sot Online)