Kjo parti dorëzon në parlament propozimin që Spanja ta njohë Kosovën

  • A.P /
  • 05 June 2024 - 17:15
Kjo parti dorëzon në parlament propozimin që Spanja ta njohë Kosovën

Raportohet se partia katalunase “Junts per Catalunya” e cila është e përfaqësuar në Parlamentin e Spanjës kanë dërguar sot një propozim parlamentar në Parlamentin e Spanjës ku i kërkojnë Qeverisë së Spanjës që ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nga “Junts per Catalunya”, ne kemi shprehur qëndrimin tonë në favor të njohjes së nevojshme të Kosovës si shtet sovran. Ne kemi treguar gjithashtu mbështetjen tonë për rezolutat e fundit të Parlamentit Evropian, dhe konkretisht dy të fundit të vitit 2023, të cilat u bëjnë thirrje pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta njohin Kosovën tani dhe ta lejojnë Kosovën të përparojë në rrugën evropiane pa vonesa të mëtejshme në baza të barabarta me vendet e tjera kandidate. Dhe shfaqja e shqetësimit për faktin se disa shtete anëtare po përdorin mjete institucionale për të komplikuar procesin integrues në rajon, përfshirë atë të Kosovës.

Për këtë arsye, por edhe në mbështetje të përpjekjeve që po bëhen nga institucionet dhe populli i Kosovës për të mbrojtur të drejtën e tyre për të ekzistuar si shtet i pavarur, shteti spanjoll duhet të heqë dorë nga refuzimi i tij dhe të njohë menjëherë Republikën e Kosovës”, thuhet në dokument.

(Kosova Sot Online)