
Rohde: Së shpejti do të kemi vendime të cilat e zhbllokojnë situatën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se në takimin me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë kanë diskutuar për masat e BE’së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në deklarimin e tij, Rohde ka lënë të kuptohet se së shpejti do të merret një vendim, siç tha ai “për ta zhbllokuar situatën”.
“Patëm një takim miqësor dhe të mirë për çështjet aktuale, Këshillin e Evropës, heqjen e masave dhe kam treguar pozicionin e Gjermanisë si partner i ngushtë i Kosovës në Evropë dhe së shpejti do të kemi vendime të cilat e zhbllokojnë situatën”, ka deklaruar Rohde.
(Kosova Sot Online)