Qeveria Kurti i përjashton nga shpronësimi disa prona në veri

  • A.P /
  • 05 June 2024 - 21:19
Qeveria Kurti i përjashton nga shpronësimi disa prona në veri

Në vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokave në Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës – janë përjashtuar disa parcela private, por vetëm të atyre qytetarëve që e kanë fituar procesin në gjykatë, konfirmon  Nebojsha Vllajiq, njëri prej avokatëve që kanë përfaqësuar banorët e pakënaqur para gjyqësorit të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Qeveria e Kosovës ka filluar procesin e shpronësimit në komunën e Leposaviqit dhe atë të Zubin Potokut në mes të janarit të vitit 2023, kur disa toka atje i ka shpallur “pasuri të paluajtshme me interes të veçantë publik – të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik”.

(Kosova Sot Online)