Aliu e zbulon se për çfarë i janë ankuar presidentes

  • A.P /
  • 05 June 2024 - 18:32
Aliu e zbulon se për çfarë i janë ankuar presidentes

Pas takimit të kryetarëve me presidenten Vjosa Osmani, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka theksuar se kjo është hera e parë që biseduan me shefen e shtetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne e kemi pas një takim paraprakisht me presidenten, ku kemi bisedu për temat që do të trajtohen sot në takim, kemi bisedu edhe për rastet e dhunës në familje’ shtoi tutje Aliu.

Aliu tha që kanë bërë kërkesë më herët që të kenë mbështetje financiare për Qendrën e Punës Sociale.

“Ata kanë mungesë të resurseve njerëzore, sepse ka rritje të rasteve, të angazhohen njerëz profesionist të fushës ku të bëhet një studim më I thellë, deri më tani në të gjitha nivelet ka munguar qasja adekuate në kuptimin e parandalimit të dhunës” tha mes tjerash kryetari i Ferizajt.


(Kosova Sot Online)