Rohde: Pas Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit nuk kemi parë kurrfarë përparimi
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka folur për sulmin terrorist në Banjskë dhe kriminelin Millan Radoiçiq, i cili vazhdon të jetë ende i lirë në Serbi, gjë për të cilën tha se kjo është e papranueshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Vitin e kaluar kemi pasur një sulm të tmerrshëm në Banjskë. Terroristët kanë sulmuar dhe autorët e krimit, siç është Millan Radoiciq është në liri dhe nuk është akuzuar zyrtarisht. Ai vazhdon të jetë ende i lirë dhe kjo nuk është e pranueshme”.
“Mund të siguroheni që Gjermania vazhdimisht pret nga Serbia që të veprojë. Por, ne po kërkojmë nga dy palët sjellje konstruktive. Më duhet të them pas Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit nuk kemi parë kurrfarë përparimi”, tha Rohde.
(Kosova Sot Online)