Abazi: VV është e përfshirë në marrëveshje tenderësh me Radoiçiqin

  • A.P /
  • 05 June 2024 - 21:41
Abazi: VV është e përfshirë në marrëveshje tenderësh me Radoiçiqin

Deputeti Haki Abazi, ka shprehur dyshime se Milan Radojçiqi nuk ka pasur vetëm biseda me Mimoza Kusari-Lilën, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë se ka pasur edhe elemente financiare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se një kompani e lidhur me Milan Radojçiqin ka marrë tender nga Qeveria e Kosovës në korrik të vitit 2021.

“Unë jam i bindur që nuk është as fillimi as fundi i bisedave të Kusari-Lilës me të. Unë jam i bindur që ka pasur koordinim deri te niveli i ndikimit të marrjes së tenderëve, që sot m’u dorëzua një dokumentacion ku 570 mijë euro në korrikun e vitit 2021, Qeveri Kurti i ka dhënë kompanisë së lidhur me Radojçiqin”.

“Nuk ka pasur vetëm biseda telefonike, por edhe financiare, që i ka ndihmuar Radojçiqit të ndërtojë perandorinë dhe të mirëmbajë perandorinë e tij në veri”, ka thënë Abazi. 

(Kosova Sot Online)