Dogana kap 42 paketime me “duhan të grirë” në një veturë në pikë kalimin kufitar të Vërmicës

  • E.k /
  • 06 June 2024 - 11:02
Dogana kap 42 paketime me “duhan të grirë” në një veturë në pikë kalimin kufitar të Vërmicës

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës së duhanit në pikë kalimin kufitar të Vermicës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se një automjet me targa të Shqipërisë ka tentuar të kontrabandojë sasi të duhanit të grirë të cilin e kishte fshehur në vende të ndryshme në veturën e tij.

“Gjatë kontrollimit të përbashkët me zyrtarët policorë, tek i dyshuari u gjet një sasi prej 42 paketime me “DUHAN TË GRIRË” me peshë secila nga 500 gram, gjithsej 21 kilogram, të fshehura nën ulëset e pasme të veturës. Mallrat dhe vetura mbesin të bllokuara deri në përfundimin e procedurave kundervajtëse”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)