Ferizaj do të bëhet me shtatoren e ish-kryeministrit britanik Tony Blair në diten e çlirimit

  • 06 June 2024 - 12:38
Ferizaj do të bëhet me shtatoren e ish-kryeministrit britanik Tony Blair në diten e çlirimit

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, do të ketë një shtatore në Kosovë. Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, qyteti i Ferizajt, në Ditën e Çlirimit, do ta përurojë shtatoren e Blair.

Labinot Tahiri ka postuar fotot të shtatores së ish-kryeministrit britanik dhe ka treguar se kush ka ndihmuar në ngritjen e saj, transmeton "Kosova Sot Online".

“Jam krenar që sa do pak kontribova në mënyrat e mia se bashku me shumë biznese dhe iniciativën e Bashkim Fazliut ish veteran i Uçk-së për tu bërë kjo shtatore e ish kryeministrit britanez Tony Blaier , në qytetin e Ferizajt! Tani, kur behet fjalë për shtatore të shqiptarëve dhe për ata që i ndihmuan Kosovës në çlirimin e saj, mos të hezitojmë , por të mundohemi të kontribojmë ditë e natë për çdo vlerë kombetare. Me 12 qershor shihemi në Ferizaj në ditën e çlirimit të qytetit. Me dashuri, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në “Facebook”.

 (Kosova Sot Online )