Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici
Gruaja e Milan Radojiçiqit, Ema Radojiçiq, është duke u intervistuar në Stacionin e Policisë në Veri të Mitrovicës, në prani të avokatit, me ftesë të Krimeve Ekonomike, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Konfirmojmë se në Mitrovicë Veri është duke u intervistuar ky person në prani të avokatit, me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, ka deklaruar Elshani.
(Kosova Sot Online)