Stoltenberg: Rusia është tashmë e shqetësuar për luftën në Ukrainë

  • A.P /
  • 06 June 2024 - 22:08
Stoltenberg: Rusia është tashmë e shqetësuar për luftën në Ukrainë

Ne nuk shohim asnjë rrezik për një sulm të afërt ndaj një aleati të NATO-s, tha sekretari i përgjithshëm i Aleancës Transatlantike, Jens Stoltenberg. Deklarata e Stoltenberg erdhi gjatë një konference për shtyp në Helsinki, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me një sulm të mundshëm rus, sekretari i përgjithshëm i NATOS-s tha se ideja se ekziston një lloj numërimi mbrapsht për luftën e ardhshme ishte e gabuar.

“NATO është këtu për të parandaluar që kjo të ndodhë, ne e kemi bërë këtë për 75 vjet”, theksoi Stoltenberg.

“Rusia është tashmë e shqetësuar për luftën në Ukrainë. Ne realitet, Moska ka transferuar shumë forca nga afërsia e Finlandës dhe vendeve veriore drejt Ukrainës”, tha ai.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe presidenti finlandez, Alexander Stubb zhvilluan sot një takim në Helsinki ku diskutuan çështje të ndryshme evropiane dhe ndërkombëtare.

Më herët gjatë ditës, shefi i NATO-s mbërriti në Helsinki për një vizitë dyditore të organizuar nga presidenti i vendit.

(Kosova Sot Online)