Ja kush po e kërkon dorëheqjen e Mimoza Kusarit

  • A.P /
  • 06 June 2024 - 16:22
Ja kush po e kërkon dorëheqjen e Mimoza Kusarit

Burim Ramadani, ka kërkuar dorëheqjen e shefes së deputetëev të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, duke thënë se ajo duhet të rrëfehet pse ka folur me Milan Radojiçiqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Dorëhiqu dhe rrëfehu Mimozë: pse komunikove me një të arratisur në Serbi?Radoiçiq u bastis më 23 nëntor 2018. Pra, gati 6 vjet më parë. Ai u arratis në Serbi!Shefja e Grupit Parlamentar në pushtet, Mimoza Kusari Lila, komunikoi më shumë se një herë me një të arratisur”, ka shkruar Ramadani.

Ramadani thotë se Kusari-Lila ka cënuar sigurinë kombëtare, meqë komunikimi i saj me Radojiçiq është në forëm raportimi personal.

“Cenimi i sigurisë kombëtare është i padilemë për faktin që komunikimi – madje në formë raportimi personal – i Mimozës është bërë me një të arratisur që strehë ka gjetur në Serbi.

Rrjedhimisht, përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.

#Siguriakombetare #Kosova”, ka shkruar ai tutje.

(Kosova Sot Online)