Arrestohen dy persona, njëri kërkohej nga Polonia e tjetri nga Turqia
Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësiti FAST-ILECU ka arrestuar në dy ditët e fundit dy persona që kanë qenë në kërkim me urdhër-arrest ndërkombëtar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në njërin rast, bëhet fjalë për një shtetas polak, e në tjetrin për një person që ishte në kërkim në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Turqisë.
Dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
“Në të dyja rastet do të vazhdojnë procedurat e parapara për rastet kur realizohen arrestime me urdhër-arrest ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)