Policia e lë të lirë gruan e Milan Radojiçiqit

  • A.P /
  • 06 June 2024 - 17:25
Policia e lë të lirë gruan e Milan Radojiçiqit

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se ka përfunduar intervistimi i gruas së Milan Radojiçiqit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Po, intervista me këtë person ka përfunduar dhe më pas është liruar”, ka thënë shkurt Veton Elshani.

Elshani më herët kishte treguar se gruaja e Radojiçiq është intervistuar në prani të avokatit të saj nga Krimet Ekonomike.

“Konfirmojmë se në Mitrovicë Veri është duke u intervistuar ky person në prani të avokatit, me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, ka deklaruar Elshani.

(Kosova Sot Online)