Putin: Zgjedhjet në SHBA nuk do të ndryshojnë politikën
Rezultati i zgjedhjeve amerikane të këtij nëntori nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në politikën e Uashingtonit ndaj Rusisë.
Kështu është shprehur presidenti rus, Vladimir Putin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në komentet e cituara nga ambasada ruse në Mbretërinë e Bashkuar, Putin tha se Kremlini “nuk mendon se do të ketë ndonjë ndryshim serioz”.
“Ju e dini shumë mirë se zhvillimet aktuale në SHBA janë grindje të brendshme politike; ata po djegin veten, shtetin dhe sistemin e tyre politik,” u raportua të ketë thënë ai.
(Kosova Sot Online)