Gjykata vendos paraburgim për dy të dyshuarit për spiunazh
Dy të dyshuarit e arrestuar për spiunazh do të qëndrojnë në paraburgim për 30 ditë. Kështu është vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.
Edhe gjykata e ka konfirmuar paraburgimin për dy të dyshuarit.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)