Ekspertët peshojnë gjasat e apelit për çështjen e ish-presidentit Trump

  • A.P /
  • 06 June 2024 - 20:38
Ekspertët peshojnë gjasat e apelit për çështjen e ish-presidentit Trump

Kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump thotë se do të apelojë vendimin e javës së kaluar që e shpalli atë fajtor lidhur me falsifikimin e të dhënave të biznesit përpara zgjedhjeve të vitit 2016, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns u hedh një vështrim gjasave për apel në çështjen e ish-presidentit.

Donald Trump thotë se iu bë padrejtësi në gjyqin e Nju Jorkut javën e kaluar nga një gjykatës, gjë që sipas tij i ka dhënë arsye të mjaftueshme për apelim.

“Pra, ne do ta apelojmë këtë gjyq të manipuluars. Ne do ta apelojmë atë për shumë arsye. Ai nuk na lejoi të sillnim dëshmitarë, të flisnim apo të bënim gjë tjetër. Gjykatësi ishte një tiran”, tha zoti Trump.

(Kosova Sot Online)