
Gjilan: Një person kreu pagesë me 100 euro të falsifikuara, njoftohet policia

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të pagesës me 100 euro të falsifikuara në Gjilan, përcjell "Kosova Sot Online".
Njësiti policor ka konfiskuar paratë.
Policia është duke e hetuar rastin.
“Gjilan 06.06.2024-12:28. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një person kishte bërë pagesë me një bankënotë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor ka konfiskuar paratë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)